Punëtori

Në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit ZaNa, përveç netëve të poezisë, janë organizuar edhe aktivitete që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme në procesin krijues.

Janë realizuar 6 Punëtori të Shkrimit Kreativ “Za, ku poetë të rinj kanë zhvilluar poezi të reja mbi temën e këtij edicioni – “Udhës”. Përveç krijimit poetik, pjesëmarrësit janë trajnuar edhe në teorinë e shkrimit dhe interpretimit skenik. Poezitë e tyre do të botohen në një libër digjital, si dëshmi e përkushtimit dhe zërit të tyre artistik. Po ashtu, janë mbajtur 4 punëtori me të rinjtë me Sindromën Down nga Mitrovica, duke sjellë artin dhe fjalën e lirë më afër secilit. Këto punëtori janë zhvilluar në një qasje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme, duke përkrahur misionin e festivalit për gjithëperfshirje.



Na u bashkangjitni