News

Performancë poetike nga poetë lokal

Nata e tretë e ZaNa Fest, nën temën "Udhëtimi", sjell në skenë poetë nga Grupi i Shkrimit Kreativ "Za" dhe zëra të tjerë lokal, të cilët përmes vargjeve eksplorojnë udhëtime personale, shpirtërore e imagjinare....

News

Mitrovica Art Residence Exhibition

Ju ftojmë në ekspozitën që, në kuadër të edicionit të V-të të Festivalit të Letërsisë ZaNa, do të udhëtojë drejt Shkodrës më 23 dhe 24 maj, duke sjellë një mbrëmje të paharrueshme të dedikuar arteve pamore dhe të bukura. Në Galerinë ODA do të ekspozohen punimet e artistëve që ishin pjesë e Rezi...

News

Festivali i Letërsisë ZaNa në Shkodër

Festivali i Letërsisë ZaNa përmbyll edicionin e tij të pestë më 24 maj me një ngjarje poetike në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër. Ky event final sjell një atmosferë reflektuese, ku poetë pjesëmarrës do të ndajnë krijimet e tyre me publikun, duke përmbyllur kështu një udhëtim letrar ...

News

Ura lidhëse përmes fjalës së shkruar – ZaNa Literature Festival në Mitrovicë

Më 21 maj, në tarracën e 7Arte në Mitrovicë, ZaNa Literature Festival çeli edicionin e pestë me radhë nën temën “Udhës”, duke e kthyer poezinë në një udhëtim ndërgjegjeje, kujtese dhe ndjeshmërie. Artistë dhe dashamirës të fjalës së shkruar, nga Greqia, Turqia, Mali i Zi, Kroacia, Shqipëria dhe Koso...


Tema e këtij edicioni

Udhës

Tema e edicionit të pestë të Festivalit të Letërsisë ZaNa është Journeying | Udhës | Putovanje, një ftesë për të reflektuar mbi udhëtimin në të gjitha format e tij – si lëvizje fizike nëpër hapësira dhe vende, si kalim nëpër ndjenja e kujtime, dhe si eksplorim i vetes së brendshme. Udhëtimi trajtohet si një proces transformimi, si një rrugëtim që na sfidon, na ndryshon dhe na formëson. Përmes kësaj teme, festivali synon të sjellë në qendër fuqinë e fjalës për të rrëfyer ecjet tona të jashtme dhe të brendshme, si dhe për të ndërtuar ura mes përvojave njerëzore nga kultura të ndryshme.

Nëpërmjet leximeve, diskutimeve, ekspozitave dhe performancave, ZaNa V do të jetë një hapësirë e hapur për të gjithë ata që ndihen në lëvizje – në mendje, në zemër apo në jetë. Tema Udhës e bën festivalin jo vetëm një vend takimi për letërsinë, por edhe një udhëtim kolektiv ku fjala shndërrohet në udhërrëfyes drejt njohjes më të thellë të botës dhe vetes.


Upcoming events



Strings

Festivali i Letërsisë ZANA është një institucion, një shkollë se si një festival tejkalon, depërton, mjeshtëron. Duke i dhënë më shumë shpirt Mitrovicës, ZANA sidomos në edicionin e vitit 2022 ishte një udhëtim i kënaqshëm, ku mu dha mundësia të lexoja pak nga poezitë e mia intime, personale, të cilat nuk do të doja t`i lexoja në çfarëdo ambienti letrar tjetër.

Arbër Selmani

Poet
Strings

Jam jashtëzakonisht i lumtur që isha pjesë e edicionit të Zana. Një edicion që përveç letersisë sjell frymen e pajtimit, dinjitetit, jetesës së përbashket dhe është një vazhdimësi e mrekullueshme e komuniteteve të caktuara që bejnë përpjekje të hatashme për realitete të reja, për një të ardhme të ndritur.

Shpetim Selmani

Poet
Strings

Festivalin Zana e përjetoj si një festë ku kremtohen dallimet e njerëzve përmes artit e që prek jetën e çdokujt. Është hapësira ku letërsia festohet për efektin e saj në kulturë, e gjuha nuk është pengesë për këtë mani.

Selvije Kurti

Aktiviste për të drejtat e njeriut

Njoftohu me

Aleksandar Dundjerin

Aleksandar Dundjerin

Bujar Meholli

Bujar Meholli

Dije Demiri-Frangu

Dije Demiri-Frangu


Art Therapy for All