Netët e poezisë

Që në javën e parë të pranverës, me fillimin e rimëkëmbjes së natyrës, Festivali i Letërsisë ZaNa organizoi mbrëmjen poetike me 10 poetet/ët e përzgjedhur: Adelina Qarkaj, Arbër Selmani, Fatlum Sadiku, Aleksandra Jovičić, Qëndresa Prapashtica, Edis Galushi, Flora Halimi, Shpëtim Selmani, Oriada Dajko, dhe Daria Maškovič. Gjatë kësaj nate u lexouan poezitë e tyre të përzgjedhura për botim, nga juria tre antarëshe: Melihate Qena, Aleksandar Dunđerin dhe Jeton Neziraj.
 Kjo mbrëmje artistike u përmbyllë me një performancë muzikore nga Emir Hasani dhe Jelena Dražević në hapësirat e organizatës 7Arte. Kjo natë ishte një ogur i mirë për të vazhduar me ngjarjet tjera të poezisë.

Në muzg të së dielës me 15 maj, në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë, poetja Lidija Dimkovska ishte pjesë e edicionit të dytë të Festivalit të Letërsisë ZaNa për të lexuar poezitë e saj dhe për të ndarë përvoja të jetës së saj, si dhe rrëfime se si u bë shkrimtare e njohur.  Ishte një super natë  ku u motivuam e udhëtuam së bashku me përjetimet e shkruara të Lidija Dimkovska. Ndërsa në fund pas disa muajve të punëtorisë së shkrimit kreativ “Za” që u mbajt në kuadër të edicionit II të Festivalit të Letërsisë ZaNa , grupi i shkrimit kreativ "Za" u dha za poezive për gruan, përmes leximeve plot emocion nga: Genta Shyti, Erina Aliqkaj, Sumeja Tërbunja dhe Diellëza Zhubi. Kjo mbrëmje poetike u mbajt në hapësirat e 7arte.

Na u bashkangjitni