News
ZaNa Fest V nis me krijimtari dhe gjithëpërfshirje!
15/05/2025 16:26ZaNa Fest V nis me krijimtari dhe gjithëpërfshirje!
Po e hapim edicionin e pestë të festivalit me punëtori poetike me fëmijët e Down Syndrome Kosova – Mitrovicë. Me 20 maj në ora 11:00 në PKC Akvarijus.
Në këtë aktivitet, fëmijët do të ilustrojnë poezi nga edicionet e kaluara të ZaNa Fest në formë kartolinash, duke shprehur talentin dhe imagjinatën e tyre në një ambient të ngrohtë dhe kreativ.