News
Trio Fantastico (Niki- Xheki-Njomza) na nderojnë me lexime në ZaNa Literature Festival III
08/06/2023 11:51
Fisnik Istrefi - Niki, lindi dikur moti në një ditë të bukur tetori me shumë pak diell! Babai ia mësoi shkronjat e para që në fëmijërinë e vonë ngase mësuesja i kishte vdekur qysh në klasën e 5-të. Duke u rritur në moshë, filloi t'i kombinonte shkronjat dhe si të tilla mësoi t'i lexonte bukurisht! Me leximin në krah, ai vazhdoi rrugën duke u kthyer në një protagonist të ngjarjeve kulturore në qytet. Zëri i tij jehoi në Teatër, pastaj nëpër kangë, e nëpër lexime mbrëmjeve poetike. Si i tillë që është, Niku është "ZaNa" i parë mashkull që iu bashkangjit Festivalit ende pa filluar, sepse ai duhej të ishte aty, për të motivuar fjalën e lexuar të shkoj tutje...
Xhejlanë Tërbunja ka përfunduar studimet për aktrim në Universitetin e Prishtinës.Xheki është aktore e teatrit dhe filmit, për publikun e gjerë e njohur nga emisioni satirik dhe sarkastik “Vikendi” që është shfaqur në RTK për 5 vite me radhë. Xheki ka luajtur në filma shumë të suksesshëm, njëra ndër to edhe ai gjermano-shqiptar “Shqiptari” me rolin e Etlevës. Poashtu, ajo ka luajtur në shumë shfaqje dhe filma dhe ka fituar çmime në disa festivale të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ka luajtur së voni ne filmin “Adnan Kafazi” qe ka pasur premieren në Janar te këtij viti, ne rolin e Mia-s.Është pjesë e kastës së filmit kosovar shumë të sukseshëm “Zgjoi” Autore dhe moderatore e emisionit “Veç Kesh” në Atv tashmë dy vite e gjysme. Është kryesuse e këshillit të qendrës kinematografike të Kosoves. Xhejlanja, apo Xheki ashtu si e thërrasin familja dhe shoqëria, e ka shumë për qejf leximin e poezisë dhe, edhe ajo shkruan gjithashtu. Për momentin është duke punuar në librin e saj të parë me poezi. You sent
Njomza Tmava lindi në Mitrovicë në 1998. Mitrovica ishte qyteti që e rriti dhe e arsimoi deri sa ajo përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin “Frang Bardhi”. Pastaj, studioi Aktrimin në Universitetin e Prishtinës. Qysh nga ajo kohë, Njomza është angazhuar në disa prej teatrove të Kosovës. Ajo dashuron poezinë, muzikën dhe qentë!
Kjo ngjarje është përkrahur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovo dhe nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim në Prishtinë.