News
Performancë me poezi
15/05/2025 16:21Performancë me poezi
Mbrëmja e parë e festivalit 20 maj ora 19:00 në 7Arte vazhdon me poetin Lind Duraku, i cili do të performoj poezitë e tij dhe më pas do të bashkëbisedojmë mbi krijimtarinë, identitetin dhe rrugëtimin e tij poetik.
Lind Duraku është poet dhe performues nga Krusha e Madhe, me banim në Prizren. Poezia e tij është prezantuar në skena ndërkombëtare, përfshirë Athinën, dhe është pjesë e databazës së parë të letërsisë queer në Kosovë, krijuar nga Sekhmet Institute. Ai është përfshirë gjithashtu në përmbledhjen "E prapëseprapë ne jemi këtu", dhe së fundmi është përzgjedhur për ekspozitën më të madhe online të poezisë nga platforma evropiane Versopolis. Libri i tij i parë në anglisht, "IN A DREAM", pritet të botohet së shpejti.