News

Në Barabar Centre u promovua "ZaNa IV"

01/11/2024 08:17
Në hapësirën e Barabar Centre në Prishtinë, u promovua libri me poezi ZaNa (në tri gjuhë), një ngjarje që përmbylli edicionin e katërt të Festivalit të Letërsisë ZaNa. Të ftuarit specialë, Aleksandar Dungjerin dhe Vlora Konushevci, ndanë opinionet e tyre mbi vëllimin e ri, ndërsa disa nga poetët e botuar lexuan poezi nga krijimtaria e tyre. 

Po ashtu, për herë të parë, disa poezi u prezantuan edhe në gjuhën e shenjave, duke e bërë poezinë të qasshme për komunitetin e shurdhër në Kosovë.

Ngjarja u përshëndet me fjalë rasti nga përfaqësues të Ambasadës Austriake Znj.Clarissa Castek dhe Znj.Milena Ristic nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e poezisë dhe letërsisë si ura komunikimi.

Promovimi u moderua nga Lulzim Hoti dhe Miljana Bulatović, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të afërt për të gjithë pjesëmarrësit.


Botimi i librit u realizua me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Prishtinë.