News
Hapet edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë ZaNa në Mitrovicë
10/06/2023 16:56Me plot performanca artistike dhe emocione filloi edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë
ZaNa, në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës.
Në skenë pat performancë muzikore nga Ansambli "Zana" i përbërë nga (Adelina Thaqi-Meta, Diellza Sylejmani, Albana Piperku Sheapi, Arstina Kadiu-Kelmendi dhe Elida Kryeziu-Hoti).
Një fjalë rasti nga ana e jurisë pesë antarëshë të përbërë nga: Vlora Ademi, Aleksandra Joviçiq Gjinoviq, Shpëtim Selmani, Aleksandar Dungjerin dhe Lulzim Hoti, u mbajtë nga Shpëtim Selmani. Pastaj u promovua libri me poezi ZaNa III i botuar në tre gjuhë (Shqip, Serbisht, Anglisht) nga Fadil Bajraj, me 14 poetët fitues të këtij edicioni të cilët ishin nga shtete të ndryshme të Ballkanit, e ata ishin: Adi Demi, Afrim Demiri, Aida Sheçiq Nezireviq, Jelena Kostiq, Lulëzim Haziri, Marija Dejanoviq, Milena Radeviq, Nurie Emrullai, Rozafa Shpuza, Silvana Marijanoviq, Snezhana Vraçar Mihelaç, Zharko Milenkoviq) poetët prezent që lexuan ishin: Rozafa Shpuza, Vlora Konushevci, Afrim Demiri, Lulzim Haziri.
Përgjatë kësaj nate u lexuan poezitë e poetëve që nuk ishin fizikisht prezent, u lexuan nga grupi i shkrimit kreativ "Za" të përbërë nga: Diellëza Zhubi, Gentiana Shyti, Esra Zhilivoda, Erina Aliqkaj, Rita Daklani dhe Eglantinë Avdiu si dhe nga aktorët e mirënjohur Xhejlane Tërbunja, Fisnik Istrefi, Njomza Tmava.
Mbrëmja u përmbyllë me një fjalë rasti nga drejtoresha e festivalit Nora Prekazi që e trajtoj rëndësinë e sloganit të Vetreflektimit përgjatë këtij edicioni, si dhe sloganit që shihej në prapavi duke theksuar se “Me Art Ne Kurojmë” qytetin, vetën dhe njëri tjetrin.
Ndërkaq, e gjithë ngjarja u moderua nga Zana Hoxha.
Krejt në fund, pasndeja u mbajtë në hapësira të OJQ 7Arte, përcjellur me muzikë nga Agnes Nikshiq dhe koktej rasti.
Hapja e Festivalit të Letërsisë ZaNa, si dhe botimet e aktivitetet të tjera janë përkrahur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Zyra Zvicrane për Bashkëpunim në Prishtinë.
Si dhe përkrahjes me hapësirë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Organizatës Ad Libitum me pajisje ndriçimi dhe zërimi, si dhe Organizatës Kulturore 7arte me logjistikë, si dhe kolegëve, miqve dhe familjarëve tanë që nuk u kursyen.
Fotografitë: Kushtrim Hoti
|
||