News
Hapet edicioni i katërt i Festivalit të Letërsisë ZaNa
23/05/2024 13:39Me mbrëmje poetike nga Shoqata e të Verbërve të Mitrovicës dhe grupi i shkrimit kreativ “Za”, filloi edicioni i katërt i festivalit, në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës.
Në këtë mbrëmje u lexuan poezi të përzgjedhura nga poetë vendor. Nga Shoqata e të Verbërve lexuan Jashar Koliqi dhe Faton Peci, ndërsa nga grupi i shkrimit kreativ “Za” lexuan Diellëza Zhubi, Edi Sadiku, Esra Zhilivoda, Erina Aliqkaj, Hadisa Sadiku dhe
Lenart Salihu.
Në fjalën e tij të rastit, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Fahri Jashari, theksoi rëndësinë e mbështetjes së këtij festivali dhe premtoi që ky festival do të vazhdoj të jetë pjesë e kalendarit të aktiviteteve kulturore të komunës. Fjalë rasti iu dha edhe kryetarit të Shoqatës së të Verbërve, z. Bekim Ferati, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për mbështetjen e tyre.
ZaNa do të vazhdoj me aktivitete edhe në datat 23, 24 dhe 25 maj, duke sjellë një sërë ngjarjesh letrare dhe kulturore për të gjithë dashamirësit e letërsisë dhe artit.
----------------------------------
Festivali i Letërsisë ZaNa, u përkrah nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Ambasada e Austrisë në Kosovë.