News
Ansambli Zana vjen në Zana Literature Festival
07/06/2023 15:01Të premtën në ora 19:00 në Muzeu i Mitrovicës- Museum of Mitrovica
Ansambli "Zánat", është formuar në fund të vitit 2017-të, nga pesë profesoresha të muzikës dhe të solo këndimit, njëkohësisht, janë anëtare të Korit të “Filarmonisë së Kosovës”.
Emri që përzgjodhën artistet Prishtinase për ansamblin e tyre, “Zánat”, që në anglisht i bie «the voices», por që në shqip ngërthen e përmban edhe disa kuptime krejtësisht tjera që vijnë nga mitologjia - shpalon pa mëdyshje, shumësinë e misioneve dhe caqeve që kanë shënjuar si ansambel, por gjithsesi, edhe si personalitete.
Themelueset e Ansamblit “Zánat”, janë zonjat: Adelina Thaqi-Meta, Diellza Sylejmani, Albana Piperku Sheapi, Arstina Kadiu-Kelmendi dhe Elida Kryeziu-Hoti.
“Zánat” duan të shpalojnë gjithandej, këngët e vjetra dhe autoktone shqipe, ato të gjitha varieteteve dhe trevave - qofshin vepra e këngë të Prishtinës, Prizrenit apo Gjakovës - apo qofshin “Iso-polifonitë” e trevave të Jugut të Shqipërisë - që njihen edhe zyrtarisht nga UNESCO, si “Kryevepra unike, të trashëgimisë gojore të njerëzimit”!
Ansambli “Zánat” duan që të ringjallin - shumë pjesë të bukura e të vjetra të muzikës e traditës shqiptare!
Pjesëmarrja e tyre ndër vite:
-DAM festival-Kosovë (Prishtinë) 2018;
-Prishtina International Vocal Festival 2018 dhe 2020;
-Festivali Mirëdita, Dobar Dan (Beograd)2018;
-Festivali Acapella Montenegro (Podgoricë)2019;
-Koncert recital i ansamblit ne Monografinë e Nexhmije Pagarushës;
-Festivali FemArt (Prishtinë)2020 dhe në shumë aktivitete kulturore të organizuara në Prshtinë dhe disa qytete të Kosovës;
-Festivali “MIK” (Prespë)2021;
-Festivali “Meridians” -Tetovë (Maqedoni e Veriut)2021;
Hyrja pa pagesë;